Në parkun q’ë mbuluan fletëtTë dy ne ecim qetësisht,Pas shijes saj ka shtruar vjeshtaQilim të verdhë natyrisht.Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtëJu fanit një muzg i vonëKy park q’ë kan’ mbuluar fletëtKu pas kaq shekujsh ti po shkon.Nga vagabondët me cigareTi mos u tremb e dashur kotImazhin tënd as dinosaurëtShekuj më parë s’e shtypën dot.Që ti të vije kaq e bukurMe këta flokë, me këtë hapToka të egrën klimë e zbutiDhe akullnajat ktheu mbrapsht.Dhe s’kish se si të ndodhte ndrysheTë ndodhte ndryshe s’kish se si.U desh të zhdukeshin përbindshatQë te kjo botë të vije ti…